Xavi thotë se Barcelona u vodh në ndeshjen kundër Manchester Unitedit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka kritikuar vendimin e gjyqtarit, i cili nuk dha një penallti pas një prekje të topit me dorë në minuat e fundit të takimit.
Xavi insistoi se për Barcelonën do të duhej të ishte akorduar një penallti në fund të pjesës së dytë, duke pretenduar se Fred e preku topin me dorë. Pavarësisht protestave të mëdha të Barçës, gjyqtari e hodhi poshtë pretendimin e kampit katalunas, ndërsa VAR gjithashtu la në fuqi vendimin e gjyqtarit në fushë.
"Është një penallti si një 'katedrale', si do të mund të ndiheni," tha Xavi. "Një e tillë nuk na u dha në Milano në Ligën e Kampionëve kundër Interit, as këtu. Nuk di çfarë të bëj për të marrë një penallti që vjen pas një prekje të topit me dorë. Më duket e pabesueshme."

Barca dhe United u ndanë në ‘paqe’ në një ndeshje emocionuese në Camp Nou, ku u shënuan plot katër gola në pjesën e dytë. Të dyja skuadrat nuk morën nga një penallti të kërkuar, me Marcus Rashford që u rrëzua teksa u fut në zonën e rrezikshme shumë përpara incidentit të Fredit.

Katalunasit përballen me Cadizin në La Liga të dielën, përpara se të udhëtojnë në Old Trafford për ndeshjen e kthimit në Ligë të Evropës të enjten, ndeshje e vlefshme për të siguruar 1/8 e finales.
