Xavi sqaron arsyen se pse ndryshoi mendim: Është më e mira për Barcelonën - NACIONALE

Xavi sqaron arsyen se pse ndryshoi mendim: Është më e mira për Barcelonën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez beson se mori vendimin e duhur për të vazhduar edhe për vitin tjetër me katalunasit.

Xavi në janar njoftoi se do të largohet në fundin e sezonit, megjithatë tashmë ka ndryshuar mendje dhe në konferencë për media konfirmoi se do t’i qëndrojë besnik kontratës, që vlen deri më 2025.

Gjithmonë provoj të bëj më të mirën për klub dhe gjëja më e rëndësishme është kjo. Kur u takova me presidentin dhe e vendosa vetën në gatishmëri, ai ma ofroi më kënaqësinë më të madhe, njësoi si i tërë bordi. Mbështëtja e lojtarëve ka qenë e rëndësishme. Siç tha presidenti, besoj se ky projekt nuk duhet të përfundojë edhe pse s’do të fitojmë tituj këtë vit”.

Nuk ishte vendim i lehtë për t’u marrë. Besoja atë kohë që gjëja më e mirë ishte të largohesha, por situata ka ndryshuar dhe tani besoj se gjëja më e mirë është të vazhdojmë. Projekti nuk ka përfunduar, mund të jetë fitues edhe pse në fillim”.

Jam i bindur, emocionuar... në tre muaj kam parë lojtarët, stafin... kam folur me të gjithë dhe besoj tek të gjithë. Të reflektosh është gjë e mençur dhe nuk është problem”.

Kishte raportime se Xavi vazhdoi me Barcelonën shkaku që iu bërë me dije klubit se dëshiron që t’i paguhet kontrata deri në fund, megjithatë ai thotë se nëse do të ishte larguar atëherë s’do ta merrte asnjë cent.

Kush do që e ka thënë është për të më lënduar. Laporta dhe Deco e dinin se nuk do të merrja asnjë cent nëse do të largohesha. Kjo është për të më lënduar dhe presidenti e di që paratë në kontratën time do të shkonin te trajneri i ri”.

Ndërkohë thuhet se Barcelona do të përforcohet në verë, me Bernardo Silvan që do të jetë top prioriteti i verës.

Lajme të ngjashme