Xavi shpjegon si Joao Felix do të përshtatet në planet e taktikës te Barcelona - NACIONALE

Xavi shpjegon si Joao Felix do të përshtatet në planet e taktikës te Barcelona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se sulmuesi Joao Felix do të përshtatet 100 për qind në planet e klubit.

Portugezi kaloi te Barcelona nga Atletico Madrid në formë huazimi duke iu bashkuar në orët e fundit të afatit veror, njësoi si Joao Cancelo.

Sidoqoftë, Xavi thotë se Felix do të përshtatet më së miri sepse është 100 për qind talent i pastër.

Joao Felix do të përshtatet 100 për qind. Ai është talent natyral. Ai shënon dhe mund ta bëjë ndryshimin. Është lojtar që mund të operojë në çdo vend në sulm”.

Këta dy lojtarë mund të na ndihmojnë shumë. Do t’i trajtojmë si të gjithë lojtarët e tjerë. Do t’i ndihmojmë të jenë në nivelin më të mirë. Ndodhi me Aubemayang dhe ishte shembull. Do të provojmë të bëhen rehat dhe t’i trajtoj me respekt. Me qëndrimin e mirë, të gjithë janë të lumtur”.

Ndërkohë, Felix pas prezantimit deklaroi se pret që ky vit të jetë më i miri i karrierës.

Jam shumë i lumtur. Ka qenë ndër qëllimet e mija që kur isha fëmijë dhe më në fund u realizua. Dua të marr avantazhin e momentit dhe të jap gjithçka që ta ndihmoj klubin”.

Shpresoj të jetë viti më i mirë i karrierës. Një sezon me fitore, tituj por duhet hap pas hapi me qëllimin e fitores”.

Barcelona në xhiron e radhës do të përballet me Osasunan.

Lajme të ngjashme