Xavi pas humbjes: Sinqerisht besoj se e merituam fitoren - NACIONALE

Xavi pas humbjes: Sinqerisht besoj se e merituam fitoren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Xavi Hernandez thotë se Barcelona e meritoi fitoren në “El Clasico”.

Katalunasit u mposhtën në shtëpi nga rivali Real Madrid, me rezultat 1:2 falë dy golave të mrekullueshëm të Jude Bellinghamit.

Megjithatë, Xavi thotë se Barcelona e meritoi fitoren dhe jo Real Madridi.

Ne e merituam fitoren. Sinqerisht besoj se nëse dikush e meritoi fitoren në këtë takim, ishte Barcelona. Madrid kishte ato gjëra”.

Kemi dominuar për 60 minuta dhe ky është futbolli, kur nuk shënon për 2:0, Reali bën gjërat e veta. Sonte na u nevojiten pesë apo gjashtë raste për të shënuar dhe Madridi shënoi me tre raste, apo dy e gjysmë realizoi dy herë. Ky ishte ndryshimi”.

Ata shënuan dy herë për 25 minuta. Ishim të qetë dhe të detyruar, e merituam fitoren. Kjo ishte loja jonë, por Madrid e bën këtë gjë, kur t’i i falë ata të vrasin”.

Ndër të tjera, Xavi shtoi se është vetëm xhiroja e 11-të dhe ka ende kohë për ta fituar La Ligan.

“E kontrolluam Realin mjaftë mirë. Ata krijuan shumë pak. Një gjuajtje nga distanca për një barazim dhe pastaj një harkim nga një top i kthyer te goli i dytë”.

Nuk kishim fat. Duam ta fitojmë ligën dhe të garojmë, jemi vetëm në xhiron e 11-të. Durim dhe shumë punë. Skuadra luajti lojë vërtetë të mirë”.

Lajme të ngjashme