Xavi pas humbjes: E dominuam Real Madridin
Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez thotë se dominuan pavarësisht humbjes nga Real Madridi në finalen e Superkupës së Spanjës.
Real Madrid fitoi trofeun e parë për vitin 2024, duke mposhtur me rezultat 4:1 Barcelonën për Superkupë në Arabinë Saudite.
Megjithatë Xavi thotë se e dominuan Realin, ani pse sipas tij fitorja e madrilenëve ishte e merituar.
“Ka zhgënjim dhe mërzi. I kërkoj falje tifozëve për paraqitjen e dobët. Barceona do të rikthehet”.
“E kemi dominuar ndeshjen, Real Madrid na goditi me kundërsulme”.
“E urova Carlo Ancelottin, gjithmonë me respekt dhe lidership. Madrid është kampion me meritë. Asgjë më shumë”.
Ndërkohë, Xavi beson se do të vazhdojë në kreun e Barcelonës pasi ka besim të plotë që do të fitojnë trofe.
“Sezonin e kaluar po flisnim për një epokë të re. Humbja e sotme është e vështirë për të gjithë, por jo gjithçka ka humbur”.
“Besoj në projekt. Mendoj se ende mund të kemi një sezon të mirë. Dua të jem pozitiv. Ka kompeticione tjera gati dhe do të provojmë të bëjmë më të mirën në të gjitha”.
“Ishte paraqitja jonë me e dobët në këtë sezon. Dua t’i kërkoj falje tifozëve”.