Xavi: Na mbetet të mendojmë për "El Clasicon", Liga e Kampionëve tani është e ndërlikuar - NACIONALE

Xavi: Na mbetet të mendojmë për "El Clasicon", Liga e Kampionëve tani është e ndërlikuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se tani e tërë skuadra duhet të fokusohet në "El Clasico", pasi gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve janë të ulëta.

Katalunasit barazuan me Interin në "Camp Nou", me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 3:3, e tani duhet të mposhtin Bayern Munichun dhe Viktoria Plzhen e të shpresojnë që Inter gabon në të dy ndeshjet që të kualifikohen tutje.

Sidoqoftë, gjasat janë të ulëta prandaj edhe trajneri Xavi Hernandez pas ndeshjes konfirmoi se tani duhet të fokusohen në "El Clasico".

"Duhet të mendojmë për "El Clasicon", sepse Liga e Kampionëve për ne tani është bërë shumë e ndërlikuar".

"Futbolli është lojë e gabimeve dhe duhet t'i zvogëlojmë ato, sonte kemi bërë gabime serioze në mbrojtje që na kushtuan".

"Liga e Kampionëve gjithmonë nga godet kështu. Por në pjesën e dytë, kemi bërë shumë gabime. Goli i parë ishte gabim në vijën e mbrojtjes dhe ne kemi biseduar për të".

Ndërkohë, i zhgënjyer ka mbetur edhe mesfushori Sergio Busquets që deklaroi se tani gjithçka është kaos.

"Dukej se kur pësuam në fund, gjithçka u bë kaos. Është zhgënjyese dhe më shumë shkaku i punës që kemi bërë, grupi ishte i vështirë por ne dëshironim më shumë".

"Padyshim që kjo ndeshje do të na ndikojë edhe në El Clasico".

Kurse, mbrojtësi Eric Garcia thotë se ka ende pak shpresë prandaj skuadra blaugranase duhet të vazhdojë.

"Derisa të ketë pak shpresë, ne duhet të vazhdojmë. Gabimet në këtë nivel nuk duhet të lejohen, pasi ata të vrasin".

Barcelona tani renditët në pozitën e tretë me katër pikë, tre më pak se Inter që mban pozitën e dytë.

Përndryshe, blaugranasit kanë pikë të barabarta në tabelë me Real Madridin, skuadër me të cilën do të përballen të dielën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të ngjashme