Xavi Hernandez: Real Madridi mbetet favorit
Trajneri Xavi Hernandez thotë se Barcelona mbetet favorit pavarësisht fitores ndaj Real Madridit në "Santiago Bernabeu".
Katalunasit fituan me rezultat minimal 0:1 në kuadër të gjysmëfinales të parë në Kupën e Mbretit, e tani gjithcka do të vendoset në "Camp Nou".
Pas ndeshjes, në konferencë për shtyp Xavi deklaroi se ishte ndeshje e drejtë, por që e sheh sërish Real Madridin si favorit për të avancuar.
"Rezultati është shumë pozitiv, mbetet edhe ndeshja e dytë. Jam i lumtur me punën e lojtarëve. E ndalëm Madridin në fushën që zakonisht kanë shumë shanse dhe këtë ndeshje nuk kishin asnjë deri në minutën e 89-të. Po largohem i lumtur me skuadrën".
"Është një avantazh sigurisht, por e shoh Real Madridin prapë si favorit pasi janë shumë të fortë. Nëse do të humbnim ndeshjen do ta thosha të njëjtën, nuk jemi rikthyer kaq shpejtë".
"Është klasiko, por gjithnjë me respekt. Ishte lojë e drejtë me dy skuadrat që luajtën mirë".
Në këtë ndeshje Barcelona kishte vetëm 35.33 të posedimit të topit, që është një ndër statistikat më të këqija që nga edicioni 2008/09.
