Xavi Hernandez nuk e mohon shitjen e mundshme të Ansu Fatit, flet edhe për Neymarin - NACIONALE

Xavi Hernandez nuk e mohon shitjen e mundshme të Ansu Fatit, flet edhe për Neymarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Xavi Hernandez nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për shitjen e sulmuesit Ansu Fati, derisa nuk foli shumë për Neymarin.

Ka raportime të vazhdueshme që Fati mund të shitet në ditët në vijim, derisa Neymar të rikthehet në formë huazimi si zëvendësuesi i Ousmane Dembeles.

Pas fitores ndaj Tottenhamit, Xavi u pyet për këto dy çështje – ku foli shkurtimisht.

“Ansu Fati? Do të shohim. Deri më 31 gusht, ende është një kohë e gjatë. Gjithçka varet nga rregullat financiare”.

“Neymar? Nuk mund të flas për emra. Vitin e kaluar e përmenda një dhe ata u zemëruan. Nga tani e deri në fund të afatit veror ne do të shohim”.

Duhet ta përforcojmë skuadrën. Në aspektin sportiv duhet të përforcohemi dhe presidenti e di. Jam i lumtur si lojtarët kanë stërvitur në parapërgatitje”.

Tekniku katalunas dha lëvdata edhe për 16-vjeçarin Lamina Yamal, që bëri super paraqitje për sa ishte në fushë.

Ata që hynë në fushë ishin shumë të mirë. Shënuan gola. Lamine është talent, vetëm 16-vjeç. Ai ka nerva që të luaj. Ata që hynë në pjesën e dytë luajtën shumë mirë”.

Barcelona ndeshjen e radhës, njëkohësisht të parën zyrtare në La Liga e zhvillon të dielën si mysafir i Getafes.

Lajme të ngjashme