Xavi fton një 15-vjeçar në skuadër për përballjen me Atletico Madrid - NACIONALE

Xavi fton një 15-vjeçar në skuadër për përballjen me Atletico Madrid

3 vjet më parë

nga NACIONALE

15-vjeçari Lamine Yamal është lojtari më i ri ndonjëherë i Barcelonës që është përfshirë në listën e skuadrës së parë për një ndeshje zyrtare, siç është ajo nesër ndaj Atletico Madrid.

Një ndeshje e madhe për katalunasit do të jetë nesër, që tentojnë fitoren për të mos i hapur më shumë probleme vetes në rrugën për titullin kampion, të parin që nga viti 2019. Me ndeshjen e rëndësishme në ardhje ndaj një kundërshtari të madh si Atletico Madrid, thirrja e 15-vjeçarit nënkupton sesa Barcelona ka besim në gjeneratat e reja.

Yamine Lamal Trajnimi i Barcelonës 2022-23

I lindur në vitin 2007, Yamal ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij rinore në shkollën e famshme të Barcelonës, La Masia, por tashmë po përfaqëson Spanjën në nivelin U-19. Përpara ndeshjes së kësaj fundjave, Xavi u tha gazetarëve: "Më besoni, Lamine Yamal ka aftësi vërtet të jashtëzakonshme. Ai mund të shënojë një epokë në këtë klub. Nuk kemi frikë ta thërrasim, pasi Lamine mund të na ndihmojë pavarësisht se është 15 vjeç. Ai ka shumë personalitet dhe talent”.

xavi

Yamal është një sulmues që luan me këmbë të majtë me një shkathtësi mbresëlënëse në lojën e tij dhe konsiderohet të jetë një nga perlat e La Masias. Pavarësisht moshës së tij, ai ka bërë gjashtë paraqitje për Barcelonën në UEFA Youth League këtë sezon, shpesh nga krahu i djathtë.

Forward Lamine Yamal could be Barcelona's youngest debutant ever

Ai filloi të stërvitet me ekipin e parë në fund të vitit 2022 dhe është vendosur të nënshkruajë një marrëveshje profesionale me klubin menjëherë - një shenjë që tregon për potencialin e tij të madh.

Xavi fully on top of La Masia gem's progress, could hand senior debut this season | Barca Universal

Djaloshi që feston ditlindjën e 16-të në muajin korrik, mund të bëhet debutuesi më i ri i katalanasve, nëse atij i jepen minutat kundër Atleticos nesër, para Ansu Fati, Gavi e shumë emra të tjerë që kanë debutuar në moshë të re.

Lajme të ngjashme