Xavi e “sulmon” Real Madridin pas fitores ndaj Almerias
Trajneri Xavi Hernandez e ka akuzuar Real Madridin se ka përfituar nga vendimet e gjyqtarëve në përmbysjen nda Almerias dhe insistoi se do të jetë shumë e vështirë për Barcelonën që ta mbroj titullin në La Liga.
Real Madrid ishte pranë një humbje shokuese të dielën nga Almeria, që ishin në epërsi prej 0:2 në pjesën e parë, por pas tre vendimeve debatuese të VAR-it, madrilenët triumfuan në fund me rezultat 3:2 pas një goli të minutës së 99-të.
Pas fitores ndaj Real Betisit, Xavi Hernandez u pyet për këtë fitore të diskutueshme të madrilenëve, ku nuk hezitoi ta akuzonte pak rivalin.
“E pashë. Qëndroj me fjalët e Garitanos (trajneri i Almerias) dhe Relanos (gazetar spanjoll). Ishin të sakta, korrekte. Gazetar shumë i mirë”.
“Nëse flas na sanksionojnë, por të gjithë e kanë parë. Do të jetë shumë vështirë që ta fitojmë ligën, e thashë në Getafe, ka gjëra që nuk përshtaten”.
“Le të punojmë sa më shumë që mundemi. Ka gjëra që nuk i kontrollojmë, të gjithë e kanë parë këtë”.
“Më kujtohet te Getafe, penalltia ndaj Raphinhas, goli i Joaos në Granada, në këto situata ne do të merrnim gjashtë pikë”.
“Në fund nuk janë arsyetime, është realitet. Situata në minutën e 95-të që erdhi kundër nesh. Sonte, të flasim për lojën e skuadrës, jemi të gëzuar dhe të vazhdojmë kështu”, deklaroi ai.
Barcelona tani është shtatë pikë prapa Realit dhe tetë sosh nga lideri, Girona.