Xavi e pranon se i mungon lojtari më i mirë në botë: Nuk e kapërcejmë dot largimin e Messit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka pranuar se skuadrës së tij i mungon lojtari më i mirë në botë Lionel Messi dhe se nuk mund ta kapërcejnë lehtë largimin e tij që ndodhi në verën e vitit 2021, pas problemeve financiare.
Janë bërë tashmë një vit që kur Messi u largua nga Camp Nou, me argjentinasin që po vazhdon të paraqitet për Paris Saint-Germain, por Xavi thotë se klubi katalanas ende e ndjenë efektin e largimit të tij.

“Nuk mund ta kapërcejmë lehtë largimin e Messit, sepse ai është lojtari më i mirë në histori. Sidoqoftë, tani kemi disa lojtarë tjerë që janë të destinuar të shkruajnë historinë, por nuk do të jetë e lehtë”, tha trajneri i Barcelonës.

Skuadra e trajneri spanjoll kaloi një sezon të vështirë duke tentuar ta zëvendësonin Messin, por në fund mbetën pa asnjë trofe përgjatë sezonit 2021-22. Sidoqoftë, ata blenë shtatë lojtarë në këtë afat kalimtar veror, duke përfshirë: Robert Lewandowski, Jules Kounde dhe Raphinha, në tentim për ta kthyer skuadrën te skuadrat më të mira në botë.
Nënshkrimet e reja ndonëse erdhën me shumë zhurmë për shkak të problemeve me regjistrimin e tyre, tashmë po kalojnë nëpër një formë të mahnitshme, sidomos sulmuesi polak që ka shënuar tetë gola deri më tani në pesë ndeshje në të gjitha garat, duke përfshirë hat-trickun në fitoren e Barçës ndaj Viktoria Plzen me rezultat 5:1 në ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Kampionëve të mërkurën në mbrëmje.
Pas ndeshjes së mbrëmshme, Xavi u ndal dhe foli disa fjalë për Lewan, që tha se nuk e di a është më i miri në botë por më sulmuesi më i mirë në skuadrën e tij po.
“Lewa është i pangopur. Tre gola të shënuar për të sot, por nuk është vetëm kjo, është edhe mënyra se si e bënë skuadrën të luajë. Di të luajë me tre lojtarë dhe lexon hapësirat në perfeksion. Është një nënshkrim fantastik”, shtoi fillimisht.

“Nuk kishim asnjëherë dyshime për nënshkrimin me Lewandowskin. Ne i dimë cilësitë e tij dhe ai kishte dëshirë të madhe të vinte këtu. Person fantastik dhe lojtar profesional. Nuk e di nëse është sulmuesi më i mirë në Evropë, por më miri në skuadrën time po,” tha ai, e më pastaj vazhdoi, “Lewa.... kush tjetër. Benzema gjithashtu. Mendoj se janë më të mirët tani për tani. Haaland gjithashtu. Është e vështirë t’i krahasosh ata.”
