Xavi arrin marrëveshje me Barcelonën për rinovimin e kontratës
Trajneri Xavi Hernandez ka arritur marrëveshje me Barcelonën për rinovimin e kontratës, me momentalen që skadon më 2025.
Kontrata e 43-vjeçarit skadon verën tjetër, mirëpo është takuar disa herë me presidentin Joan Laporta në disa raste me shpresën që të gjejnë ‘gjuhën e përbashkët’.
Sipas Mundo Deportivo, Xavi do të nënshkruajë kontratë të re deri më 2025, me zyrtazimin që do të bëhet javën tjetër.
Raporti shton se agjenti Fernando Solanas ka negociuar që disa javë me blaugranasit dhe marrëveshja e plotë është arritur mes palëve.
Xavi asnjëherë nuk e mendonte largimin nga Barcelona, derisa muaj e kaluar deklaroi: “Jam i qetë dhe i lumtur në klubin që dua. Siç kam thënë është privilegj që jam këtu. Në anën time, s’do të ndryshoj asgjë”.
“Nuk ka asnjë problem. Çdo gjë është mirë dhe në harmoni perfekte me presidentin. Stafi është i lumtur që punon këtu, prandaj nuk ka asnjë problem”.
Spanjolli mori drejtimin e Barcelonës në nëntorin e vitit 2021, duke drejtuar klubin në 94 ndeshje ku arriti 58 fitore, 17 barazime dhe pësoi 19 humbje.
Barcelona me Xavin në krye ka arritur ta fitojë La Ligan dhe Superkupën e Spajnës.