Xabi Alonso preferon Bayern Munichun para Liverpoolit - NACIONALE

Xabi Alonso preferon Bayern Munichun para Liverpoolit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Preferenca e trajnerit Xabi Alonso është Bayern Munichu, pavarësisht që kërkohet nga Liverpooli, sipas mediave gjermane.

42-vjeçari është favorit të dy gjigantët evropianë, që do të jenë pa trajner meqenëse si Jurgen Klopp ashtu edhe Thomas Tuchel do të largohen në verë.

Bayern Munich tashmë e ka bërë top favorit Alonson duke ndjekur largimin e Tuchelit në fundin e sezonit dhe “Sky Germany” raporton se ish mesfushori do ta pranonte kalimin te “rivali”.

Megjithatë, “Bavarezzët” janë në dijeni se do të jetë shumë vështirë që ta largojnë Alonson nga Leverkuseni.

“Xabi Alonso është i fokusuar që ndoshta ta fitojë tripletën me Bayer Leverkusenin”.

“Ai nuk është i motivuar për të folur për Bayern Munichun as në prapaskenë, është shumë i fokusuar te Leverkuseni”.

“Nuk është ende 100 për qind e sigurt që Alonso do t’i thotë “PO” Bayernit dhe drejtuesit e Bayernit janë të informuar për vështirësinë e transferimit të tij nga Leverkuseni”.

“Por, informatat e mia janë se në këtë fazë Alonso preferon Bayern Munichun para Liverpoolit”.

“Bayern Munich tashmë është interesuar për Alonson, por ka dëgjuar që edhe Liverpooli është interesuar në ditët ose javët e fundit”, shkroi gazetari Florian Plettenberg.

Lajme të ngjashme