William Saliba komenton lëndimin që i kushtoi me titull Arsenalit
Mbrojtësi William Saliba e ka pranuar se ka qenë tejet e vështirë të mos jetë në gjendje të luajë edicionin e kaluar.
Duke pritur tre vite për të bërë debutimin, francezi pati rol kyç edicionin e kaluar te skuadra e Mikel Artetas që luftonin për titull.
I pyetur për lëndimin, Saliba deklaroi: “Sinqerisht ishte tejet vështirë ta lë skuadrën të luaj pa mua. Futbolli është kështu, por ishte shumë vështirë që të mos e ndihmoj skuadrën në këto momente”.
“Ishte shumë vështirë sepse ishin dy muaj. Në ato momente, çdo ndeshje ishte e vështirë. Ishte tejet vështirë, por e di se kur lëndohesh duhet të mësosh dhe të kthehesh më i fuqishëm”.
“Tani mezi pres të luaj. Jam shumë i uritur që të luaj. Mezi pres të jem në fushë. Kisha pak pushim, ishte mirë dhe tani sigurisht po pres për parapërgatitjet sezonale”.
“Jam shumë i uritur sepse s’kam luajtur për katër muaj dhe nuk i ndihmova skuadrës. Shpresoj të mos kem lëndime, dua të jem këtu me skuadrën gjatë tërë sezonit”, deklaroi ai.
Qendërmbrojtësi ishte thuajse titullar në 27 ndeshje para se të pësonte lëndim në shpinë ndaj Sporting Lisbones që ndikoi ta humbet edicionin më herët.
Në mungesën e tij, Arsenal fitoi vetëm pesë nga 11 ndeshjet e mbetura, duke mbajtur vetëm dy herë portën e paprekur përfshirë humbjet nga Man City dhe Brighton, si dhe barazimin 3:3 kundër Southamptonit.
Përndryshe, francezi rinovoi kontratën edhe për katër vite me Arsenalin.