Wilder kthehet në aksion për herë të parë pas trilogjisë kundër Furyt - NACIONALE

Wilder kthehet në aksion për herë të parë pas trilogjisë kundër Furyt

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri amerikan, Deontay Wilder, ka bërë të ditur se po kthehet në boks, me ndeshjen kundër Robert Helenius në garat eliminatore për titullin WBC të peshave të rënda në Brooklyn Center më 15 tetor, kështu kjo është ndeshja e parë që nga trilogjia ndaj Tyson Furyt një vit më parë.

Wilder i cili ka rekord prej 42 fitoreve në 45 ndeshje, ndërsa ka edhe 2 humbje e një barazim, e kishte menduar pensionimin e tij pas humbjes që pësoi me KO ndaj Furyt në raundin e 11-të në tetor të vitit 2021.

Tyson Fury vs. Deontay Wilder 3 fight results: 'Gypsy King' rallies to TKO 'Bronze Bomber' in epic thriller - CBSSports.com

Përballja e tyre e tretë u zhvilluar brenda 34 muajve nga ndeshja e parë, dhe secili prej tyre bënë ato dramat e tyre para ndeshjeve.

Kjo ishte vetëm trilogjia e pestë mes kampionëve të peshave të rënda në histori të boksit, pas Patterson-Johansson, Ali-Frazier, Ali-Norton dhe Bowe-Holyfield.

Frazier vs. Ali reaches the half-century anniversary. – World Boxing Association

Tani 36-vjeçari që është fitues i medaljes së bronztë në Olimpiadën e 2008, do të kthehet në arenën e Brooklynit, ku ka zhvilluar katër ndeshje në karrierën e tij dhe të gjitha kanë përfunduar me fitore.

Në njoftimin për kthimin e tij në aksion, Wilder tha: “Ka qenë rrugëtim i gjatë për mua dhe nga sot vazhdon ky rrugëtim. E kam menduar shumë herë nëse duhet të qëndrojë apo të pensionohem. Pasi më është bërë statujë në qytetin tim dhe pashë aq shumë njerëz që erdhën të festonin me mua dhe familjen time, më bëri të mendojë se puna ime ende nuk është kryer.

Pra, ja ku jam edhe njëherë, duke pritur me padurim kthimin në ring. Mezi prej të vij në Barclays Center, një vend ku kam pasur KO e mia shkatërruese dhe një vend që e konsideroj si shtëpinë e dytë timen”, përfundoi ai.

Deontay Wilder vs Robert Helenius official for Oct. 15 on FOX PPV - Bad Left Hook

Sfiduesi i Wilder është Helenius, 38-vjeçar. Ai është suedez dhe në karrierë ka 31 fitore dhe tre humbje, 20 nga fitoret kanë ardhur me KO. Ndesha e tij e fundit ishte në natën Wilder-Fury 3, ku e mposhti Adam Kownackin.

Ai për ndeshjen me Wilder u shpreh se mezi e kishte pritur këtë mundësi, dhe premton se do ndeshet dhe më fortë se ndaj Kownackit.

“Kam qenë duke pritur për shumë gjatë për këtë mundësi dhe do të jem gati. Do ta bëjë një ndeshje akoma më të fortë se kundër Kownackit.”

Gjatë kësaj nate do të keqe edhe përballje tjera, ku ndër tjera takohet një çift ish-kampionësh të kategorisë super të mesme, ku ish-kampioni i IBF-së, Caleb Plant, takohet me Anthony Dirrell, i cili ishte kampion dy herë i titullit WBC.

Lajme të ngjashme