West Hami na trajtoi si kafshë në finale - thotë presidenti i Fiorentinës
West Hami e trajtoi Fiorentinën si kafshët në finale të Ligës së Konferencës, thotë presidenti i klubit italian Rocco Commisso.
Sulmuesi serb Luka Joviq u detyrua ta braktisë fushën për shkak se e theu hundën në fund të pjesës së parë, derisa mbrojtësi anësor Cristiano Birachi u gjakos në fytyrë pasi u godit me një gjesend të hedhur nga tribuna.
Jarrod Bowen me një gol të vondshëm i dha fund pritjes 43-vjeçare të West Hamit për të fituar një trofe.
"Prisja të fitonim, por nuk ishte ashtu", tha Commisso për mediat italiane.
"Por kishte eposiode në fushë kur gjyqtari duhej ta bënte dallimin."
"Bisedova me presidentin e Premierligës, ata të West Hamit janë kafshë për mënyrën se si na trajtuan. Nuk është në rregull. Këtë ndeshje kemi mundur ta fitonim 3:0. Më vjen keq për tifozët, merituan më shumë", shtoi ai.
Ndërkohë, në një komunikatë, klubi i Serie A e dënoi atë që i ndodhi Biraghit.
Said Benrahma e kaloi West Hamin në epërsi në minutën e 62-të duke shënuar nga penalltia, me Giacomo Bonaventura që e barazoi rezultatin pak çaste më vonë.
Skuadra e David Moyes u mbajtën dhe falë golit të Bowen e fituan trofeun e parë që nga viti 1980, kur e kishin mundur Arsenalit në finale të FA Cup.
Fiorentina ishte ekip më i mirë në përgjithësi, duke e kontrolluar lojën për pjesën më të madhe të saj, sidomos në mbajtjen e topit.
Kjo është finalja e dytë që Fiore e humb në këtë sezon, pas dështimit në finale të Kupës së Italisë kundër Interit muajin e kaluar.
