West Hami e mund Fiorentinën me një gol të vonshëm për ta fituar Ligën e Konferencës
West Hami e ka fituar Ligën e Konferencës për sezonin 2022/23, pasi e mundi 2:1 Fiorentinën në finalen e Pragës të mërkurën.
Jarrod Bowen me një gol në çastet e fundit të kohës së rregullt ia dhuroi West Hamit trofeun e parë të madh pas 40 viteve pritje.
Ky është trofeu i parë evropian për klubin londinez pas plot 58 viteve pritje. Hera e fundit kur Westi Hami fitoi titull evropian ishte më 1965.

Said Benrahma e kaloi West Hamin në epërsi në minutën e 62-të duke shënuar nga penalltia, me Giacomo Bonaventura që e barazoi rezultatin pak çaste më vonë.
Skuadra e David Moyes u mbajtën dhe falë golit të Bowen e fituan trofeun e parë që nga viti 1980, kur e kishin mundur Arsenalit në finale të FA Cup.
Fiorentina ishte ekip më i mirë në përgjithësi, duke e kontrolluar lojën për pjesën më të madhe të saj, sidomos në mbajtjen e topit.
Kjo është finalja e dytë që Fiore e humb në këtë sezon, pas dështimit në finale të Kupës së Italisë kundër Interit muajin e kaluar.