Wenger: Tottenhami mund ta fitojë titullin e Premierligës - NACIONALE

Wenger: Tottenhami mund ta fitojë titullin e Premierligës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tottenham është kandidat serioz për titull këtë sezon, kështu thotë ish trajneri i Arsenalit Arsene Wenger.

Tekniku francez ka lavdëruar rivalin e ish klubit, derisa shprehu admirim për punën që po bën trajneri Ange Postecoglou.

Në një intervistë për “beIN Sports”, Wenger tha se beson brenda që Tottenhami është një ndër kandidatët për ta fituar Premierligën.

Gjithmonë e them atë që ndjejë. Vërtetë. Brenda, besoj se Tottenham është një ndër kandidatët për ta fituar ligën”.

Ata e blen James Maddisonin, që është lojtar i shkëlqyer. Ai është ajo lidhja e mesfushës mbrojtëse me atë sulmuese, duke shtuar edhe kreativitet në skuadër”.

Ata e transferuan Micky van de Ven, që është absolutisht i shkëlqyer. Ata kishin dobësi aty dhe sezonin e kaluar Lloris nuk kaloi një sezon të mirë gjithashtu”.

Pastaj lëvizja e Sonit në mes duket shumë e mirë”, tha Wenger.

Kjo deklaratë padyshim s’do t’iu pëlqejë tifozëve të Arsenalit që kanë urrejtje të madhe për Spurs.

Sidoqoftë, Tottenham momentalisht është lider i vetëm në Premierligë me 26 pikë pas 10 xhirove, dy më shumë se Arsenal dhe Man City.

Në xhiron e radhës Tottenhami do të përballet me Chelsean, që po kalon një periudhë të vështirë duke u renditur në vendin e 11-të me 12 sosh.

Lajme të ngjashme