Wenger kritikon Gabriel Jesusin, tregon ku braziliani duhet të përmirësohet
Ish trajneri i Arsenalit Arsene Wenger e ka kritikuar sulmuesin Gabriel Jesus, duke i kërkuar që të jetë më konsistent në mënyrë që të konsiderohet “top lojtar”.
Jesus kompletoi kalimin nga Man City te Arsenali në vitin 2022, duke e zëvendësuar Pierre-Emerick Aubameyangun dhe Alexandre Lacazette këtë verë.
Arteta ka pasur kritika për brazilianin, duke i këkruar të jetë më konsistent duke e marrë shembull Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin, që për 15 vite kanë zhvilluar 50-60 lojë për sezon.
“Ka shumë ngjashmëri (mes këtij Arsenalit dhe skuadrës që drejtoi), Odeegaard dhe Bergkamp...”.
“Ata s’kanë Thierry Henry për momentin sepse Gabriel Jesus është i lënduar shpesh. Kanë më shumë gola kur e sheh atë për momentin”.
“Çfarë një top lojtar nuk toleron, është që të luaj dhe mos luaj. Lojtarët që bëjnë historinë janë ata që janë konsistent”.
“Ronaldo dhe Messi kanë luajtur për 15 vite, 50-60 lojë për vit”, deklaroi ai.
Arsenal ndërkohë është në pozitën e dytë në Premierligë me 65 pikë, dy më pak se lideri aktual Liverpool ndërsa kanë mbetur edhe nëntë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund.