Weghorst: Unë jam aset i Manchester Unitedit
Wout Weghost thotë se Manchester Unitedi e konsideron atë si pasuri të klubit dhe se askush në klub nuk e ka njoftuar se nuk do të blihet në verë përfundimisht.
Ka pasur plotë sugjerime se djajtë e kuq nuk do ta blejnë sulmuesin holandez në verë, kur edhe i mbaron marrëveshja e huazimit huazimit afatshkurtër nga Burnley në afatin e transferimeve të dimrit.
Weghorst i ka shënuar vetëm dy gola në 27 paraqitje për Unitedin dhe besohet se klubi është në kërkim të një sulmuesi ideal 9 për sezonin e ri.
Megjithatë Weghorst ka sugjeruar se ai mund të jetë ende pjesë e planeve të rekrutimit në Old Trafford.
Kur u pyet për të ardhmen e ti ai për The Times tha: “Klubi tha se është i kënaqur me mua. Nuk është folur asgjë se Manchester United nuk do të vazhdojnë kontratë me mua. Ata e më vlerësojnë. Besojnë se jam absolutisht një aset për ekipin. Sigurisht që kam dëgjuar gjëra të ndryshme në media, më duhet të pres dhe të shoh se çfarë do të ndodhë dhe të fokusohem në objektivat tona në garën në Premierligë dhe FA Cup.”
Një pjesë e problemit për Weghorst gjatë kohës së tij në Old Trafford ka qenë ngurrimi i Erik Ten Hag për të vënë atë në një pozitë të caktuar, pasi që holandezi luajti si një sulmues qendror dhe si numër 10.
Ai shtoi nevojën për të ditur se ku qëndron: “Unë jam një djalë që më pëlqen të luaj futboll. Kur paraqitjet të reduktohet, siç ka ndodhur së fundmi, e kupton se çfarë të mungon. Nëse ekipi dëshiron që të më mbajë atëherë duhet të dijë se çfarë pozicioni po mendojnë për mua.”/Orselina Lazraj/