Watford ia mbyll derën Newcastle dhe Evertonit, nuk e shesin Joao Pedron - NACIONALE

Watford ia mbyll derën Newcastle dhe Evertonit, nuk e shesin Joao Pedron

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Watford ka refuzuar mundësinë që sulmuesit Ismaila Sarr dhe Joao Pedro të largohen në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Newcastle United dhe Everton kanë bërë kërkesë për Pedro, derisa Crystal Palace u interesua për Sarr.

Newcastle ishte e interesuar për të blerë Pedron para se të investonin 60 milionë funte për Alexander Isak. Watford në fakt refuzoi ofertën prej 25 milionë funte plus 5 milionë bonuse në rast që sigurohet Ligan e Kampionëve.

Gjithashtu edhe oferta e Evertonit ishte përafërsisht e njëjtë, por që edhe kjo njësoi si e Newcastle u refuzua nga Watford.

Shumë thjeshtë, Watford dëshiron ta mbajë Sarr pasi beson që se bashku me Pedro do të arrijnë të jenë yjet e skuadrës pas largimit të Emmanuel Dennis te Nottingham Forest.

Lajme të ngjashme