Vritet boksieri shqiptar Besar Nimani
Boksieri i njohur shqiptar, Besar Nimani, është raportuar se është vrarë në një sulm të papritur të shtunën në mbrëmje në Bielefeld, Gjermani.
Nimani u gjet i vdekur pas një përplasjeje jashtë një restoranti, sipas dëshmitarëve të pranishëm, kanë raportuar mediat gjermane.
Sipas raportimeve të dëshmitarëve, shkruan Bild, "një grup prej pesë deri në gjashtë burra ishin ulur së bashku në një kafene. Më pas thuhet se të gjithë janë larguar së bashku nga restoranti. Pastaj papritmas pati të shtëna jashtë! Gjashtë deri në tetë të shtëna raportohet se janë qëlluar."
Sipas mediave gjermane, policia dhe ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje, por mjekët e urgjencës nuk mundën të bënin asgjë. Nimani ndërroi jetë nga plagët e marra në vendngjarje.
Bild shkruan më tej se autori ose autorët e panjohur janë në arrati.
Nimani ishte plagosur pas një debati në qendër të qytetit Bielefeld në vitin 2013, 11 vite më parë. Në vitin 2016 ai u arrestua për dhunë në familje ndaj gruas së tij, por u la i lirë pas një kohe të shkurtër.