Vojvoda: Kemi ende gjasa, por varet nga ekipet e tjera
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës Mërgim Vojvoda thotë se ende kanë gjasa për kualifikim, por varet nga kombëtaret e tjera.
Ai shtoi se problemi kryesor i Kosovës kanë qenë kushtet e vështira.
“Paraqitja në përgjithësi ka qenë e mirë. Kemi luajtur shumë mirë sepse kushtet nuk kanë qenë, kjo vlen për dy ekipet. Është gjynah që lojën tonë e kemi qitur poshtë sepse s’kanë qenë kushtet”.
Ai shtoi se kanë mbetur ende në garë por tani gjithçka varet nga kombëtaret e tjera në grup.
“Duhet më këqyr edhe ekipet e tjera tani. Nuk kemi humbur, një pikë e fituam pra kemi gjasa të jemi ende në këtë kompeticion, por tani gjithçka varet nga ekipet e tjera”.