Vjen reagimi i Ronaldos pasi iu shkarkua trajneri - NACIONALE

Vjen reagimi i Ronaldos pasi iu shkarkua trajneri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo e ka falënderuar trajnerin Rudi Garcia në një mesazh lamtumirë në rrjetet sociale, pasi ai u shkarkua nga Al-Nassr të enjten.

Al-Nassr njoftoi dje shkarkimin e trajnerit Rudi Garcia vetëm tetë muaj pas emërimit të tij.

Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua klubit në fillim të këtij viti, publikoi një mesazh lamtumire për trajnerin duke i uruar të gjitha të mirat në të ardhmen e tij.

Kënaqësi të punoja me ty. Të uroj gjitha të mirat në të ardhmen”, postoi Ronaldo në rrjetin social Instagram.

Por Garcia largohet midis thashethemeve se i kishte prishur marrëdhëniet me yllin e skuadrës, Ronaldon.

Sulmuesi portugez iku rrufeshëm drejt zhveshtores pas barazimit të Al-Nassr 0:0 me Al-Feiha në ndeshjen e fundit dhe besohet se ishte i pakënaqur me taktikat e trajnerit.

Pasi e morën Cristiano Ronaldon, Al-Nassr dëshiron që të sigurojë një trajner të nivelit të portugezit, në mënyrë që ta vazhdojë zhvillimin e klubit.

Al-Nassr aktualisht është në pozitën e dytë pas Al-Ittihad me tetë ndeshje të mbetura në kampionatin saudit.

Klubi me bazë në Riad është në kërkim të një trajneri të ri dhe janë pas dy ish-trajnerëve të Real Madridit, Zinedine Zidane dhe Jose Mourinho. Trajneri i U19 Dinko Jelicic është emëruar përkohësisht para ndeshjes së tyre kundër rivalit Al-Hilal të martën./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme