Vitality fiton Majorin në Paris, mposht GamerLegion në finale - NACIONALE

Vitality fiton Majorin në Paris, mposht GamerLegion në finale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vitality ka arritur ta fitojë Blast Paris Major 2023, duke mposhtur në finale GamerLegion.

Organizata franceze fitoi në turneun e fundit sa i përket videolojës CS:GO, duke mposhtur në mape 0:2 GamerLegion, që padyshim ishin befasia më e madhe e këtij Majori.

Fillimisht, Vitality tregoi forcën në mapin e zgjedhur nga GamerLegion, pra "De_Overpass" duke fituar me rezultat 6:16.

Pastaj, ata bënë një përmbysje të madhe në mapin e tyre "De_Nuke" me rezultat 13:16 për t'u shpallur edhe zyrtarisht kampion.

I pandalshëm në mapin e dytë ishte "ylli" i Vitality, "ZywOo" me plot 29 vrasje ndihmuar nga "Magisk" me 24 sosh.

Përndryshe, Vitality ka fituar 500 mijë dollarë, derisa GamerLegion arkëtuan 170 mijë sosh duke e përfunduar e dyta.

Në këtë kompeticion garauan edhe ekipi kosovar, Bad News Eagles që u eliminuan në "Legends Stage", ku kanë fituar 20 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme