Visar Kastrati delegohet nga UEFA si gjyqtar kryesor në përballjen e Ligës së Konferencës - NACIONALE

Visar Kastrati delegohet nga UEFA si gjyqtar kryesor në përballjen e Ligës së Konferencës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Visar Kastrati dhe katër kolegë nga Kosova, janë deleguar në përballjen e Ligës së Konferencës nga UEFA.

Kastrati do të jetë gjyqtar kryesor në takimin ndërmjet Moldes e Mlada Boleslav.

Ai do të ndihmohet nga Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci, që do të jenë anësor në këtë takim.

Lirim Jashari është në cilësinë e gjyqtarit të katërt, ndërsa Dardan Çaka do të jetë asistent në VAR, pasi kryesori në dhomën e VAR është italiani, Luca Pairetto.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për Visar Kastratin në cilësinë e gjyqtarit kryesor në një përballje të Ligës së Konferencës.

Përballja të cilën Visar Kastrati me shokë do ta gjykojnë, do të zhvillohet nesër (e enjte) me fillim nga ora 21:00 në Norvegji.

Më herët, Kastrati, kishte ndarë drejtësinë në kualifikimet për Ligë të Konferencës, respektivisht, një ndeshje në rrethin e dytë dhe një në rrethin e tretë kualifikues.

Kujtojmë se Visar Kastrati ishte shpallur gjyqtari më i mirë për vitin 2023 në Kosovë nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe është shef i VAR-it me pozitë.

Lajme të ngjashme