Vinicius Junior favorit për Topin e Artë
Ylli brazilian Vinicius Junior është tani favoriti për ta fituar trofeun më të mirë individualisht Topin e Artë.
Braziliani është duke mahnitur këtë edicion te Reali, ndërsa ka qenë më i miri në fitoren ndaj gjysmëfinales ndaj Bayern Munichut.
“Goal” ka bërë publike top 10 favoritët për ta fituar Topin e Artë, ku Vinicius tani e ka tejkaluar Jude Bellinghamin si favoriti kryesor.
Top 10 sipas “Goal” duket kështu:
1.Vinicius Junior
2.Jude Bellingham
3.Kylian Mbappe
4.Phil Foden
5.Florian Wirtz
6.Harry Kane
7.Toni Kroos
8.Erling Haaland
9.Rodri
10.Bukayo Saka
Kujtojmë, fokusi kryesor do të jetë te Kampionati Evropian “Euro 2024”, si dhe Kupa e Amerikës andaj lojtarët e lartpërmendur duhet të kenë sukses edhe me kombëtaret e tyre.
Përndryshe, yjet e Real Madridit shihen si më favoriti shkaku që e kanë fituar La Liga-n dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa kanë mbërritur edhe në finalen e Ligës së Kampionëve – ku i pret Borussia Dortmundi.