Vinicius i vendos kushte Realit, kërkon ta paguajnë sa Mbappen
Sulmuesi Vinicius Junior ka kërkuar pagë të ngjashme me Kylian Mbappen për ta rinovuar kontratën me Real Madridin.
Braziliani nënshkroi kontratë të re në muajin tetor, por skuadra madrilene po planifikon t’i nis sërish negociatat për t’ia përmirësuar kontratën.
Sipas “AS”, Vini do të ishte shumë i lumtur për të rinovuar, megjithatë këtë herë do të ketë disa kërkesa të veçanta drejt Realit.
Kur Vinicius nënshkroi verën e kaluar, ai pranoi një pagë më të ulët se lojtarët që paguhen më së shumti në klub, ndërsa tani ka kërkuar që të jetë e afërt me pagën që merr Mbappe, ngase beson se rëndësia e tij në skuadër është e ngjashme me francezin.
Real Madridi e sheh vetëm Arabinë Saudite si një komplikim shkaku që vazhdojnë të jenë të etur për ta bindur Viniciusin të kalojë në Lindjen e Mesme, prandaj edhe kanë vendosur klauzolën e lirimit në vlerën e 1 miliardë eurove.
Braziliani gjithashtu është shumë i lumtur në “Santiago Bernabeu” prandaj nuk do t’i bëjë presion Realit duke përdorur Arabinë Saudite si ndonjë “joker”.