Vinicius i hedh poshtë spekulimet: E ardhmja ime është Real Madridi
Sulmuesi Vinicius Junior ka bërë të qartë se synon ta vazhdojë karrierën te Real Madridi, pas një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren e thellë kundër RB Salzburgut.
Braziliani shënoi dy gola të mërkurën, në triumfin 5:1 të “Los Blancos” ndaj austriakëve.
Sidoqoftë, javëve të fundit ka pasur shumë spekulime se Vini është prioritet i klubeve arabe. Megjithatë, lojtari ka konfirmuar se nuk po e konsideron largimin nga “Santiago Bernabeu”.
“E ardhmja? Real Madridi. 101 gola në klubin e ëndrrave. Erdha si fëmijë dhe të jem në gjendje të hyjë në historinë e klubit që më bën njeriun më të lumtur në botë”.
“Faleminderit të gjithë bashkëlojtarët që më ndihmuan ta arrij këtë numër. Hala Madrid”.
Vini ndër të tjera e kritikoi vetën me paraqitjen, ku shtoi: “Kisha ndjenjën se nuk e kisha një paraqitje të mirë në pjesën e parë, me kartonin që do të më lërë jashtë për ndeshjen e radhës”.
“Rodrygo dhe Bellingham e merituan “Lojtari i ndeshjes” gjithashtu. Jam i kënaqur me fitoren dhe golat, edhe pse luajta keq”.
Me këtë fitore, Reali e siguroi një vend në play-off kurse i nevojitet një “mrekulli” për t’u kualifikuar në top tetë edhe nëse e fiton ndeshjen e javës së fundit të fazës së ligës.