Viktoria Plzen në epërsi ndaj Dritës, shënon Durosinmi
Viktoria Plzen ka arritur ta shënojë golin e epërsisë ndaj Dritës në ndeshjen e kthimit që po zhvillohet në Fadil Vokrri.
I sapoinkuadruari në lojë Durosinmi shënoi me kokë për rezultatin 1:0 në minutën e 76-të.
⚽️76´ Goooooooool Viktoria! #DRIPLZ pic.twitter.com/KRNY5pyBC7
— FC Viktoria Plzeň (@fcviktorkaplzen) August 3, 2023
Ky është goli i vetëm i shënuar deri më tani në të dy përballjet, kur kanë mbetur mbi 10 minuta lojë për t’u zhvilluar nga koha e rregullt.
Kujtojmë se përballja në Fadil Vokrri, u përshkrua me pengesa nga reflektorët, ku dritat kryesore u ndalën për disa minuta, për të pamundësuar zhvillimin e ndeshjes për disa çaste.