Vidhet statuja ‘e shëmtuar’ e Haalandit në Norvegji me ndihmën e vinçit - NACIONALE

Vidhet statuja ‘e shëmtuar’ e Haalandit në Norvegji me ndihmën e vinçit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Statuja e gjatë tre metra e sulmuesit të Manchester City, Erling Haaland, e cilësuar si e shëmtuar është vjedhur në Norvegji nga një tifoz i pakënaqur dhe krejt kjo ka ndodhur me ndihmën e një vinçi.

Skulptura, e cila kushtoi afër 12 mijë euro (10,000 £) për t'u porositur dhe që do të dilte në ankand për të ndihmuar në financimin e një spitali në Tanzani, qëndronte në qytetin e lindjes së norvegjezit, në Bryne. Vendasit ishin të pakënaqur me këtë krijim, i cili u vendos afër një dyqani në qytet, dhe tani dikush e ka marrë në pronësi me anë të një vinçi në formë proteste.

Erling Haaland statue Norway

Tore Sivertsen, i cili zotëron një dyqan traktorësh, ishte njeriu që bëri statujën dhe ai i tha për The Sun se e pa atë të zhdukej: “Mendova se do të ishte mirë të porosisja një statujë për të ndihmuar për një spital. Disa nga njerëzit janë ankuar se është shumë statujë e shëmtuar, por le ta pranojmë, Erling nuk është një djalë i bukur. Por unë isha ende i tronditur që dikush vendosi ta vidhte atë.”

Erling Haaland Norway

Statuja e Haaland, e cila u hoq natën me ndihmën e një vinçi, ishte punuar nga një trung 100-vjeçar. U bënë pyetje të shumta për ngjashmërinë e saj me yllin e Manchester Cityt që nga momenti i zbulimit, duke iu shtuar një listë të gjatë të ikonave në futboll që shohin skulptura të çuditshme të krijuara për nder të tyre.

Haaland në Manchester City

Kujtojmë se sulmuesi norvegjez 22-vjeçar iu bashkua Manchester Cityt këtë afat kalimtar veror nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare, që e mbanë atë deri në qershor të vitit 2027 në Etihad Stadium.

Ai e nisi mirë eksperiencën e tij te qytetarët, duke shënuar tre gola në tre paraqitje deri më tani, madje në ndeshjen e tij të parë në Premierligë shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij ndaj West Ham United, me rezultat 2:0.

Erling Haaland Manchester City 2022-23

Gjithashtu ai vetëm në paraqitjet e para me Cityn ka arritur të shënohet në librat e historisë së kësaj skuadre, duke u bërë vetëm lojtari i tretë që shënon në dy ndeshjet e para si mysafir në Premierligë me fanellën e Manchester Cityt. Më parë këtë e kishin bërë Emmanuel Adebayor dhe Emile Mpenza.

Haaland ende nuk ka arritur të shënoi për qytetarët kur ka luajtur në Etihad, duke bërë vetëm një asistim kundër Bournemouth në ndeshjen e dytë. Mundësin për ta hapur llogarinë në Etihad e ka nesër, pasi skuadra e tij e pret Crystal Palace me fillim nga ora 16:00.

Lajme të ngjashme