VIDEO: Tifozët e Holandës ushtrojnë dhunë në rrugët e Dortmundit ndaj tifozëve të Anglisë - NACIONALE

VIDEO: Tifozët e Holandës ushtrojnë dhunë në rrugët e Dortmundit ndaj tifozëve të Anglisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përballja mes Holandës dhe Anglisë në gjysmëfinale të Evropianit ka sjellë edhe pamje jo të mira nga qyteti i Dortmundit.

Të dy tifozëritë njihen për pasionin e tyre pas kombëtares, por në qytetin e Dortmundit, ku do të zhvillohet ndeshja, tifozët holandezë kanë ushtruar dhunë masive në tifozët anglezë.

Në pamje shihen që persona të veshur me fanella të Holandës sulmojnë tifozët anglezë të ulur në lokale disa prej të cilëve të moshuar, e duke thyer gjëra përreth.

Sulmit nuk i kanë shpëtuar as gratë, që ishin ulur për të pirë pije para ndeshjes gjysmëfinale, teksa dëgjohen të bërtitura në sfond, për t'i lëshuar vendet e tyre në tavolina.

Lajme të ngjashme