VIDEO: Ronaldo gati për sezonin e 23-të, dhuron spektakël me një asist në stërvitje - NACIONALE

VIDEO: Ronaldo gati për sezonin e 23-të, dhuron spektakël me një asist në stërvitje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka treguar se ndonëse është afër pensionimit, ende mund të bëjë gjëra të bukura në fushën e futbollit.

Ronaldo është rikthyer në stërvitjet parasezonale me Al Nassr pas një sezoni shumë katastrofik pa trofe e pa gola në EURO 2024. Megjithatë, 39-vjeçari ka treguar se kualiteti është aty, duke bërë një asistim të përsosur me takë gjatë seancës stërvitore të skuadrës Saudite.

39-vjeçari nuk ka fituar ende një trofe me skuadrën që i dha një rrugëdalje pas përfundimit të kohës së tmerrshme të tij në Manchester United. Megjithatë, ai do të shpresojë që këtë sezon të jetë ndryshe pasi Al Nassr kërkon të kthehet në krye të Ligës Pro Saudite.

Cristiano Ronaldo Nassr 2024

Al Nassr ka një miqësore të fundit për të luajtur pasi ata do të përballen me skuadrën spanjolle UD Almeria më vonë këtë javë përpara se të përballen me Al Taawoun në gjysmëfinalen e Superkupës Saudite më 14 gusht.

Cristiano Ronaldo Nassr 2024

Lajme të ngjashme