VIDEO: Rodri tallet me Vinicius Junior për Topin e Artë
Ylli i Manchester Cityt, Rodri, është kapur nga kamera, duke kënduar këngë tallëse ndaj Vinicius Junior, gjatë festës pasi fitoi Topin e Artë.
Rodri u nderua me Topin e Artë prestigjioz të hënën në një ceremoni të zhvilluar në Paris, duke shënuar një moment historik si mesfushori i parë defanziv që e fiton këtë çmim. Reprezentuesi spanjoll fitoi çmimin pas një sezoni të jashtëzakonshëm, i cili përfshinte ndihmën e Manchester Cityt për të fituar titullin e katërt radhazi në Premierligë dhe paraqitjet shumë të mira në Kampionatin Evropian, ku Spanja në fund e fitoi trofeun.

Pas marrjes së çmimit, Rodri festoi me humor të lartë dhe pamjet e shfaqën mesfushorin në një restorant, së bashku me shokun e skuadrës Ruben Dias, ku ata kënduan me gëzim "Rodri's on fire!" ndërsa tundte pecetat, duke shënuar një festë të bollshme të fitores së tij të shumëpritur. Mes atmosferës festive, një video e publikuar nga gazeta spanjolle El Chiringuito kapi Rodrin duke kënduar së bashku me melodinë e këngës popullore italiane "Bella Ciao". Megjithatë, në një kthesë, teksti u duk se ishte ndryshuar në "Ciao Vini", që përkthehet në "Bye Vini" në anglisht.
🔥 ¡RODRI SE ACUERDA DE VINICIUS celebrando el BALÓN DE ORO!
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 29, 2024
👀 El Manchester City sube... y borra un vídeo del mediocentro festejando su galardón.
‼️ '¡Vini ciao, Vini ciao, ciao, ciao!' pic.twitter.com/HOjd86eQ9K
Rodri aktualisht po rikuperohet nga dëmtimi i tij të Ligamentit Kryqëro Anterior (ACL) teksa fitoi Topin e Artë. Ndërkohë, Vinicius pritet të rikthehet në fushë kundër Valencias gjatë fundjavës nëse ndeshja zhvillohet pavarësisht situatave të rënda të përmbytjeve në provincën e Valencias.