VIDEO: Rashica shënon gol të bukur ndaj Athletic Bilbaos
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar golin e vetëm të Besiktas në pjesën e parë në përballjen e skuadrës së tij, Besiktas ndaj Athletic Bilbaos.
Kjo ndeshjen vjen në kuadër të javës së shtatë të Fazës së Ligës në Ligë të Evropës.
45 minutat e pjesës së parë ishin të barabartë, me Besiktasin që ishte për një nuancë më e mirë, por që nuk arritën ta mbajnë epërsinë deri në përfundim të pjesës.
Zhvillohej minuta e 17-të, kur Rashica pranoi një top nga Rafa Silva, dhe me një goditje teknike, shënoi gol të jashtëzakonshëm për 1:0.
⚽️ GOAL: Rashica
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 22, 2025
🇪🇺 Beşiktaş 1-0 Athletic Clubpic.twitter.com/TXZUJA6BUX
Bilbao e barazoi rezultatin krejt në fund të pjesës së parë me golin e Gomez.
Kujtojmë se Besiktas i Rashicës rrezikon të mbetet jashtë fazës eliminatore të Ligës së Evropës me këtë rezultat.