VIDEO: Përplasje e ashpër mes ultrasve të Romës dhe Lazios pranë stadiumit Olimpico
Tashmë ka filluar një nga derbit më të zjarrtë në Itali, ku takohen dy skuadrat prej të njëjtit qytet Roma - Lazio, por para se të fillojë ky takim kanë dalë pamje të përplasjeve mes ultrasve të skuadrave në rrugët afër stadiumit Olimpico.
Videot që tregojnë përplasjet mes ultrasve të Romës dhe Lazios pranë Stadio Olimpico mëngjesin e së shtunës kanë filluar të qarkullojnë shpejt në rrjetet sociale.
Ultrasit e Lazios dhe Romës janë përplasur pranë stadiumit Olimpico në Romë mëngjesin e sotëm vetëm pak orë para Derby della Capitale.
Në trazirat përfshiheshin rreth 300 persona, por policia ndërhyri me shpejtësi për të ndalur përleshjet dhe arrestoi një tifoz të Romës 41-vjeçar, i cili u pa duke hedhur 'bomba letre'.
TuttoMercatoWeb ndau në X, dikur Twitter, një video që tregon incidentin e mëngjesit të sotëm.
A poche ore dal derby, scontri nella zona dell’Olimpico tra tifosi di #Roma e #Lazio. La polizia ha separato i due gruppi anche con l’uso dei lacrimogeni: le immagini. pic.twitter.com/ITaHCsQ5ZC
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) April 6, 2024