VIDEO: Pasi mori kartonin e kuq për goditje të lojtarit kundërshtar, Ronaldo tentoi ta sulmonte gjyqtarin - NACIONALE

VIDEO: Pasi mori kartonin e kuq për goditje të lojtarit kundërshtar, Ronaldo tentoi ta sulmonte gjyqtarin

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, dje nuk pati mbrëmje të mirë. Ai mori karton të kuq pasi goditi me bërryl kundërshtarin në ndeshjen mes Al Nassr dhe Al Hilal, por më pas ai tentoi edhe ta sulmonte gjyqtarin e takimit.

Ronaldo, 39-vjeçar, ishte arsyeja pse një gol në fund të pjesës së parë u anulua për Al Nassr, pasi Otavio çoi një top në drejtim të portës, ku portugezi u aktivizua nga pozita jashtë loje.

Cristiano Ronaldo Nassr 2024

Natyrisht, njëri nga lojtarët më të mirë të historisë, nuk u pajtua me këtë vendim dhe protestoi te gjyqtari i takimit, për çka mori kartonin e verdhë.

Kjo nuk mjaftoi, nata për të u përkeqësua në fund të takimit, kur skuadra e tij ishte duke humbur në Superkupë 2:0. Ai goditi me bërryl kundërshtarin, për çka u përjashtua direkt nga loja, por agravimi vazhdoi tutje kur ai u pa në tentim për të sulmuar gjyqtarin teksa vazhdoi me një duartrokitje ironike ndaj atij të fundit.

Përfundimisht, Al Nassr pësoi humbje 2:1 në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite, me Sadio Manen që ngushtoi rezultatin në minutën e nëntë shtesë.

Al Hilal që është duke dominuar futbollin në Arabinë Saudite, është rrugës së mirë për të fituar Superkupën, ku në finale do të takohet me Al Ittihad, kurse titullin në Pro Ligën Saudite pothuajse e ka siguruar, duke qenë se ende nuk ka pësuar humbje këtë sezon, me 12 pikë më shumë se Al Nassr.

Lajme të ngjashme