VIDEO: Messi e Suarez stërvisin për herë të parë së bashku te Inter Miami
Përgatitjet për sezonin e ri kanë filluar te Inter Miami, me Lionel Messin e Luis Suarez, që janë parë për herë të parë së bashku në fushën stërvitore të skuadrës nga MLS.
'The Herons' postuan në platformën e rrjeteve sociale X se para-sezoni i tyre ka filluar zyrtarisht. Skuadra e Konferencës Lindore është e vendosur të fillojë fushatën e tyre, me vetëm shtatë ditë deri në ndeshjen e tyre të parë zyrtare të vitit kalendarik.
We’re back 👋🏠 pic.twitter.com/qVSc22fyWP
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) January 13, 2024
Me Suarez në fushë së bashku me Messin, tani janë bërë katër ish-superyje të Barcelonës në Inter Miami, me Jordi Alba dhe Sergio Busquets që përbëjnë dy të tjerët. Argjentinasi dhe uruguajani do të përbëjnë një dyshe të frikshme sulmuese, veçanërisht tani që ata po hyjnë në fushë më herët në një përpjekje për të rifituar kiminë që kishin dikur.
Heronët do të rikthehen te ndeshjet më 19 janar në një miqësore para-sezonale kundër kombëtares së El Salvadorit, e cila fillon turin e tyre botëror ndërsa përgatiten për sezonin e 2024-ës. Ndalesat përfshijnë Arabinë Saudite, Kinën, Japoninë dhe ShBA-në.

Në Lindjen e Mesme do të zhvilloha Kupa e Riadit, ku Messi do të përballet edhe një herë në karrierën e tij me rivalin më të madh Cristiano Ronaldo, në ndeshjen mes Inter Miamit e Al Nassr.