VIDEO: Mallorca në epërsi ndaj Leganes, Vedat Muriqi asiston në golin e Rodriguez
Mallorca ka shënuar në minutat e fundit të pjesës së parë, për të kaluar në epërsi ndaj Leganes.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka asistuar në golin që e shënoi Dani Rodriguez në minutën e 43-të.
Muriqi e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri me skuadrën e tij, formë kjo që është lajm fantastik për Kosovën, pikërisht në kohën kur Dardanët do të nisin sezonin e ri të Ligës së Kombeve me dy ndeshjet e muajit shtator.