VIDEO: Liridon Leci e ngatërron legjendën e xhudos Majlinda Kelmendi me një modele - NACIONALE

VIDEO: Liridon Leci e ngatërron legjendën e xhudos Majlinda Kelmendi me një modele

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i përhershëm i Duelit Sportiv në RTV Dukagjini, Liridon Leci, ishte i ftuar në Rreth e Rrotull, prodhim i të njëjtit televizion, për të diskutuar për EURO 2027 për U21 që pritet të organizohet mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Leci në diskutim e sipër, duke dashur të bënte një krahasim, bëri një gabim, ku ngatërroi legjendën e xhudos dhe krenarinë e Kosovës, Majlinda Kelmedin, me një modele të quajtur Majlinda Zeka.

"E kuptoni Majlinda Zeka, Majlinda Kelmendi me falni, kur e ngriti medaljen e artë në Rusi, garda e Rusisë e përkrahi dhe e uroi. Kjo nuk ndodhë miliona euro me i dhanë, nuk mund të bëjmë aso lloj reklame, e Majlinda Kelmendi arriti që garda e Rusisë e flamuri jonë të valvojë në shtetin rus. Imagjino sa reklama e sa gjëra duhet të bëhen që kjo të ndodhë në politikë, e sporti arriti ta bënte atë", tha Liridon Leci.

Këtë gabim të ish-futbollistit kosovar mund ta shikoni nga minuta 31:37, duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme