VIDEO: Goli i Carvalhos më i miri për sezonin 2023/24 në Serie A
Sulmuesi i Monzës, Dany Mota Carvalho, ka fituar çmimin 'Goli më i mirë i sezonit' në Serie A, pasi kishte realizuar ndaj Genoas në mënyrë akrobatike.
Portugezi 26-vjeçar e shënoi golin në Marassi, që njihet ndryshe si Stadio Luigi Ferraris, në Genoa, gjatë javës së 28-të të kampionatit, që ishte vetëm goli i tij i dytë në sezon.
Ky gol dhe paraqitjet e tjera, e ndihmuan sulmuesin e Monzës të pranonte thirrje nga ekipi kombëtar i Portugalisë.
Dany Mota Carvalho e mbylli sezonin me katër gola e tre asistime, në 34 paraqitje në Serie A, 24 nga të cilat ishte startues.
Goli më i mirë i sezonit u votua nga tifozët në rrjetet sociale.