VIDEO: 'Eskalon' Tahir Batatina, bën pompa pranë tifozëve të Ballkanit
Derbi mes dy skuadrave të kreut të tabelës në Superligës e Kosovës, Ballkanit dhe Llapit përfundoi pa gola, por diçka tjetër ra në sy pas përfundimit të takimit dhe ai ishte Tahir Batatina me veprimet e tij.
Përballja në Suharekë nuk kishte shijen e futbollit, pasi u karakterizua me raste të pakta, mosrespektim të fair-playt dhe e fundit pa gola.
Me të përfunduar ndeshja, Tahir Batatina u afrua për të dhënë intervistën për ArtSport, ku u ai u vërshëllye nga tifozët vendas dhe kundërpërgjigja e tij ishte epike, pasi vendosi të bënte pompa në fushë.
Batatina më pas vazhdoi me intervistën, ku tha se skuadra e tij meritoi fitore 3:0 për shkak të rasteve në pjesën e parë.
"Rezultati nuk ishte real, rezultat real do të ishte 3:0, duke parë rastet në pjesën e parë. E dominuam ndeshjen dhe treguam se kampioni i ri i Superligës po vjen. I përgëzoj lojtarët për paraqitjen, pasi dominuam 90% të pjesës së parë. Kampioni i ardhshëm po vjen shpejt, kjo ishte një pikë kampioni për Llapin."
Kujtojmë se me barazimin e sotëm, renditja vazhdon të jetë e njëjta, me Ballkanin që kryeson me 52 pikë, një më shumë se Llapi, por që Drita ka mundësinë e artë që nesër t'i parakalojë me një fitore të mundshme në derbin lokal ndaj Gjilanit.