VIDEO: Ermal Krasniqi shënon golin e parë me Spartën e Pragës në fitoren e thellë ndaj Teplicës
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, ka shënuar golin e parë me skuadrën e tij të re, Spartën e Pragës, në fitoren e thellë 4:1 ndaj Taplicës në kuadër të ligës çeke.
Sparta e Pragës me fitoren ndaj Teplicës sot, renditet në vendin e parë, pasi ka fituar edhe ndeshjen e parë ndaj Paradubices, gjashtë ditë më parë.
Krasniqi ishte zëvendësues në lojën e sotme, por që arriti të lë shenjë në takim, duke shënuar golin e rezultatit përfundimtar 4:1.
25-vjeçari pranoi asistim nga Rynes dhe vazhdoi duke dribuluar dy lojtarë dhe me një goditje tejet të papërshtatshme shënoi në minutën e pestë shtesë.
⚽️ Premiérový gól ve sparťanském dresu si užil Ermal Krasniqi, který se tak podílel na výhře 4:1 nad Teplicemi! 🤩 #chanceliga pic.twitter.com/jHNIPIFFP2
— O2 TV Sport (@O2TVSportCZ) July 27, 2024
Goli i tij i parë për Spartën e Pragës vjen në ndeshjen e tretë zyrtare për klubin e ri, pasi ka luajtur në ndeshjen e parë në kampionat e më pastaj edhe në kualifikime për Ligë të Kampionëve, duke mos qenë në asnjërën startues.
Ai u transferua nga nga Rapidi i Bukureshtit për dy milionë euro gjatë këtij afati kalimtar.