VIDEO: 'Çmendet' Allegri, nga nervoza me gjyqtarët e zhvesh xhaketën
Trajneri i Juventusit, e humbi qetësinë në minutat e fundit të takimit ku skuadra e tij e fitoi Kupën e Italisë me fitoren ndaj Atalantës. Ai u nervozua me gjyqtarët, ku u pa duke zhveshur xhaketën, largoi krevatën dhe ishte pranë ta largonte edhe këmishën, veprime për të cilat u ndëshkua me të kuq.
Zonja e Vjetër e fitoi Kupën e Italisë për herë të 15-të në histori të klubit, me golin e vetëm të shënuar nga serbi Dusan Vlahovic, në Stadio Olimpico të Romës.
Skuadra e Allegrit rrezikoi mjaft për të humbur epërsinë minimale, që ishte një ndikim në gjendjen e tij emocionale.
Por një shtyrje në zonën e rrezikshme ndaj Danilos, bëri që trajneri italian të çmendet fare, duke grisur xhaketën, krevatën dhe ishte afër ta zhveshte edhe këmishen e tij.
🇮🇹 Massimiliano Allegri... 😳🤬 pic.twitter.com/YUliefHC93
— EuroFoot (@eurofootcom) May 15, 2024
Fabio Maresca për këto veprime e ndëshkoi me karton të kuq trajnerin, pasi ky i fundit nuk u mjaftua dhe vazhdonte të bërtiste në prani të gjyqtarit të katërt.
Për Allegrin mund të jetë trofeu i fundit me Zonjën e Vjetër, pasi ai pritet të largohet nga drejtimi i gjigandit italian në fund të sezonit.