VIDEO: Amir Rrahmani dyfishon epërsinë e Napolit ndaj Genoas - NACIONALE

VIDEO: Amir Rrahmani dyfishon epërsinë e Napolit ndaj Genoas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, po vazhdon me paraqitje fantastike te Napoli.

Kësaj radhe ai kontribuoi me gol, duke realizuar të parin për këtë sezon në Serie A.

Napoli është duke kryesuar 2:0 ndaj Genoas.

Anguissa shënoi fillimisht për 1:0 në minutën e 15-të.

Tetë minuta më vonë, Lobotka harkoi në zonë, ndërsa ylli kosovar, Rrahmani, ishte më i larti në zonë, duke shënuar me kokë, për 2:0.

Ky është goli i parë për të këtë sezon në Serie A, teksa ka edhe dy asiste.

Lajme të ngjashme