VIDEO: Albion Rrahmani shënon në debutimin e tij në Çeki, Sparta e Pragës fiton ndaj Hradec - NACIONALE

VIDEO: Albion Rrahmani shënon në debutimin e tij në Çeki, Sparta e Pragës fiton ndaj Hradec

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ashtu siç debutoi në Evropë me skuadrën e re, Spartën e Pragës, njëjtë ka bërë edhe në Çeki, sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani.

Rrahmani që u transferua më 19 gusht nga Rapidi i Bukureshtit te Sparta e Pragës, ka shënuar golin e tij të parë në elitën e futbollit të Çekisë, në debutimin e tij në këtë ligë.

Ylli i Kombëtares së Kosovës e filloi me një asistim në golin e parë të shënuar nga Haraslin në minutën e tetë.

Teksa në minutën e fundit të pjesës së parë ai tregoi aftësitë e tij fantastike, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm, për ta çuar skuadrën e tij në pushim me epërsi të dyfishtë. Ermal Krasniqi ishte në rolin e asistuesit tek ky gol.

Deri në përfundim të ndeshjes gola nuk pati, me Spartën e Pragës që mori fitoren e gjashtë në kampionat nga shtatë ndeshje.

Albion Rrahmani u zëvendësua në minutën e 50-të pasi u ankua për një lëndim, që shpresojmë mos ta pengojë për t'u paraqitur për Kosovën më 6 shtator.

Lajme të ngjashme