Vidal për Ten Hagun: Tullac i komplikuar, si e largon Cristiano Ronaldon? - NACIONALE

Vidal për Ten Hagun: Tullac i komplikuar, si e largon Cristiano Ronaldon?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Arturo Vidal ka kritikuar trajnerin e Manchester Unitedit Erik ten Hag shkaku që e largoi Cristiano Ronaldon.

I pyetur së fundmi lidhur me portugezin, Vidal nënvizoi se Ten Hag bëri një gabim duke e larguar pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Ai trajneri (Ten Hag) hyri keq. Si mund ta largosh Cristiano Ronaldon? Kështu janë këta djemtë. Ai ishte top golashënues dhe ai e nxorri jashtë. Këta tullacat janë shumë të komplikuar”, tha Vidal.

Ronaldo kritikoi haptas Ten Hagun duke thënë se s’ka respekt për të gjatë një interviste me Piers Morgan, derisa kishte fjalë jo të mira edhe për klubin dhe bashkëlojtarët.

Kësisoj, Man United vendosi t’ia ndërprejë kontratën dhe në janar Ronaldo iu bashkua skuadrës arabe Al Nassr.

Golashënuesi më i mirë në histori pastaj i hapi derën edhe shumë yjeve në Arabi, me lojtarë si Neymar, Karim Benzema, N’Golo Kante, Riyad Mahrez, N’Golo Kante dhe shumë të tjerë që u transferuan në këtë verë.

Kështu, Arabia Saudite është bërë një ligë mjaftë e fuqishme derisa tani synon të jetë një nga top pesë ligat evropiane.

Lajme të ngjashme