Vetëm Laçi starton nga shqiptarët, formacionet zyrtare: Sparta e Pragës - Malmo - NACIONALE

Vetëm Laçi starton nga shqiptarët, formacionet zyrtare: Sparta e Pragës - Malmo

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vetëm Qazim Laçi do të startojë sot nga shtatë shqiptarët në ndeshjet e play-offit për një vend në Ligë të Kampionëve, me njërin që nuk është ftuar as në skuadër.

Sparta e Pragës përballet në ndeshjen kthyese me Malmon, e Galatasaray me Young Boys, për nga një vend në garën më të fortë për klube.

Në radhët e Spartës së Pragës janë pesë futbollistë shqiptar, duke përfshirë Albion Rrahmanin, Ermal Krasniqin, Indrit Tucin, Qazim Laçin e Enes Osmanin, me këtë të fundit që nuk është ftuar për këtë ndeshje.

Te Malmo luan Elison Makolli, që reprezenton Suedinë, ndërsa te Young Boys, Kastriot Imeri.

Prej këtyre emrave, vetëm Qazim Laçi është nga minuta e parë në dy ndeshjet respektive.

Formacionet zyrtare:

Sparta e Pragës - Malmo

Galatasaray - Young Boys

Kujtojmë se prej këtyre shtatë shqiptarëve, dy prej tyre nuk reprezentojnë asnjërën nga kombëtaret, qoftë të Kosovës apo Shqipërisë. Enes Osmani reprezenton Republikën e Çekisë, ndërsa Elison Makolli atë të Suedisë.

Të dy takimet të vlefshme për të siguruar vendin në Ligën e Kampionëve, zhvillohen me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme