Vetëm gjashtë lojtarë të Chelseas e falenderojnë Graham Potterin - NACIONALE

Vetëm gjashtë lojtarë të Chelseas e falenderojnë Graham Potterin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vetëm gjashtë futbollistë të Chelseas kanë gjetur kohë ta falënderojnë trajnerin Graham Potter pas shtatë muajve në krye si trajner i skuadrës.

Chelsea shkarkoi Potter të dielën e kaluar si pasojë e rezultateve negative në Premierligë, ku renditen në pozitën e 11-të në tabelë, me disa xhiro pa përfunduar kampionati.

Sidoqoftë, kishte prej atyre lojtarëve që edhe e pëlqyen njoftimin e shkarkimit të trajnerit, pra dyshja Pierre-Emerick Aubameyang dhe Denis Zakaria, të cilët nuk zhvilluan shumë minuta nën urdhrat e teknikut anglez.

Mbrojtësi Chilwell ishte i pari të hënën mbrëma, duke postuar një storie në Instagram ku shfaqet duke përqafuar Potterin dhe mesazhin “Faleminderit Gaffer”, pastaj edhe Cucurella i cili njihej me të nga Brighton. Spanjolli postoj një foto të dyshes duke folur në terren me fjalët “Faleminderit dhe fat në të ardhmen Gaffer.”

Armando Broja, i cili ka qenë jashtë i lënduar për pjesën më të madhe të mandatit të Potter, gjithashtu postoi në Instagram një foto gjatë stërvitjeve në shenjë falënderimi. Noni Madueke i cili ishte një nga nënshkrimet e janarit të Chelsea nga PSV Eindhoven shprehu falënderimin e tij ndaj Potter me mbishkrimin: “Gjithmonë do të jem mirënjohës trajner. Gjithë të mirat”

Kai Havertz dhe Wesley Fofana ishin dy lojtarët e fundit që postuan falënderimet e tyre për Potter.

Me gjashtë lojtarë që dhanë lamtumirën ndaj Potter, do të thotë që jo e gjithë skuadra ishin të zhgënjyer për largimin e tij.

E përveç Aubameyang edhe mesfushori Zakaria gjeti mundësinë që të pëlqejë postimin e shkarkimit të trajnerit të tyre.

Chelsea tani planifikon një kërkim për pasardhësin e Potter, me trajnerin e shkarkuar së fundmi nga Bayern Munich, Julian Nagelsmann, të cilit i janë bashkuar Luis Enrique, Mauricio Pochettino dhe Roberto De Zerbi në listë.

Bruno Saltor i cili ishte pas Potter nga Brighton, ka marrë përgjegjësinë e përkohshme te Chelsea në ndeshjen kundër Liverpoolit të martën mbrëma.

Potter do të marrë 13 milionë funte si kompensim pas shkarkimit të parakohshëm të tij.

Chselsea pagoi një rekord prej 22 milionë funteve në Premierligë për të marrë Potterin nga Brightoni./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme