Vështirësohet kualifikimi për Shqipërinë U21, pëson humbje të thellë nga Zvicra - NACIONALE

Vështirësohet kualifikimi për Shqipërinë U21, pëson humbje të thellë nga Zvicra

2 vjet më parë

nga NACIONALE

As talentët e shumtë që i mori nga Kosova U21, s’po i kryen punë Alban Bushit te Shqipëria U21 që pësuan humbje nga Zvicra.

“Kuq e Zinjtë” e nisën për mrekulli kampanjën për “Euro 2021 U21”, por që tani situata vetëm është vështirësuar pas humbjes së pësuar në shtëpi me rezultat 1:3.

Shqipëria U21 bëri një paraqitje të zbehët, ku skuadra helvetike me tre shqiptarë në ekip realizoi tre gola për t’i arkëtuar pikët e plota.

Surdez i dha epërsinë Zvicrës U21 pas 29 minutave lojë pas një aksioni të shpejtë.

Ndërsa, ishte Sanches që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Dos Santos (60’).

Kurse, fitoren e vulosi i riu Keller në minutën e 76-të të fushës. E tëra që bëri Shqipëria ishte goli i nderit i shënuar nga Stivi Shpendi (90+3’).

Zvicra U21 tani është lider në grupin E me 14 pikë derisa Shqipëria renditet në pozitën e katërt me 10 sosh.

Lajme të ngjashme